Vizita e Hahnit, e rëndësishme për zgjidhjen e krizës politke në Maqedoni – Lajmi.net
Vizita e Hahnit, e rëndësishme për zgjidhjen e krizës politke në Maqedoni
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 18:04, 19 March 2017
Partitë politike presin që vizita e komisionerit për zgjerim Johanes Han dhe të deputetëve evropianë të ndihmojë zhbllokimin e ngërçit politik në vend.

 

Por, ndërsa BDI vlerëson se  katërshja evropiane duhet të ushtrojë presion mbi presidentin Ivanov që të ndërrojë vendimin dhe lejojë konstituimin e kuvendit e qeverisë, VMRO pretendon të kundërtën. Sipas tyre faktori  ndërkombëtar duhet ta mbështesë vetëm opsionin e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme.

Partia e Gruevskit nga ana tjetër përveç zgjedhjeve të parakohshme riaktualizon qëndrimin që të respektohet parimi fituesi-fituesi gjatë formimit të qeverisë. Nga ana tjetër partia e Nikolla Gruevskit pret që Han të dënojë Deklaratën e përbashkët të partive shqiptare.

Ndërkaq LSDM-ja pret që Han të përsërisë qëndrimet tashmë të njohura të Komisionit Evropian se Maqedonia është shtet i robëruar, se duhet të ketë transferim të qetë të pushtetit dhe rikthehet rendi kushtetues.

Edhe nga Lëvizja Besa zbritjen e Hanit në Shkup dhe takimin me liderët politik e vlerësojnë si tentim i radhës i Bashkimit Evropian që ti ndihmojë Maqedonisë të dalë nga kriza politike. Nga kjo parti madje shprehen optimist se vizita do të rezultojë me sukses.

Pak  ditë para vizitës në Shkupi, komisioneri për zgjerimin Johanes Han dërgoi porosi për dorëzimin e qetë dhe demokratik të pushtetit në vend pasi siç tha pikërisht nga kjo varet perspektiva evropiane e shtetit dhe zbatimi i reformave.

Fjalët kyçe: Hahn, Maqedoni

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Urban Basketball
  • Play Bow Master
  • Play Supercar Showdown