Vizat po ua marrin “shpirtin” bizneseve – Lajmi.net
Vizat po ua marrin “shpirtin” bizneseve
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 17:05, 11 January 2018
Oda Ekonomike e Kosovës shpreh shqetësimin për ankesat e komunitetit të biznesit vendor lidhur me procedurat burokratike dhe nënçmuese që po hasin gjatë aplikimit për vizën Shëngen.

Sipas OEK pavarësisht marrëveshjes së stabilizim-asocimit, e cila parashikon hapjen e perspektivës së re për bizneset kosovare, këto të fundit nuk mund ta shfrytëzojnë për shkak të procedurës për marrjen e vizave.

“Nëse një biznes kosovar aplikon për vizë, në rend të parë duhet të presë dy, tre apo katër muaj për termin dhe pas caktimit të terminit duhet mbledhur një mori dokumentesh të cilat e kanë koston e vet edhe në aspektin kohor edhe financiar dhe mbi të gjitha kërkohet të zbulohet edhe fshehtësia më e madhe e gjendjes financiare të kompanisë”, thekson OEK.

OEK përkujton se për një aplikim nevojiten shumë dokumente dhe askush nuk garanton nëse do të pajiset me vizë.

“Tani në vitet 2016-2017, të njëjtat kompani ose refuzohen me arsyetime banale ose iu jepet një vizë disa ditore, dhe e tëra kjo e vë në pyetje partneritetin e promovuar në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Me këtë qasje të ambasadave evropiane të akredituara në Prishtinë përballë kërkesave të komitetit të biznesit vendor po e prezantojmë MSA-në si një shtëpi të bukur me një arkitekturë atraktive, por pa derë hyrëse dhe dalëse”, thuhet në komunikatë.

Oda Ekonomike e Kosovës iu bën thirrje ambasadave evropiane në Kosovë që të tregojnë fleksibilitet, profesionalizëm dhe të jenë mbështetës të zhvillimit ekonomik të Kosovës duke fuqizuar sektorin privat në partneritet të përhershëm me kompanitë nga Bashkimi Evropian.

“Bizneset vendore nuk e meritojnë një getoizëm të tillë kur dihet që janë bartës të stabilitetit politik, social, integrues dhe mbi të gjitha janë ata që përmirësojnë imazhin e Kosovës përmes ndërmarrësisë dhe aktiviteteve të tyre”, përfundon komunikata./Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO