Viza amerikane për Ramush Haradinajn, i çmend mediat në Serbi

Mediat në Serbi vazhdojnë të jenë të obsesionuara me Ramush Haradinajn. Që nga arrestimi, lirimi me kusht dhe viza amerikane, ish kryeministri i Kosovës është çdo ditë i pranishëm në mediat serbe.

Lajme

13/01/2017 22:40

Sa në “Politikë”, sa në “Blic”, “Tanjug”, Haradinaj duket se politikani më i urryer shqiptarë në Serbi.

Pas lajmit se ambasada amerikane i ka dhënë vizën Haradinajt, mediat serbe janë vënë në “gjueti” me tituj kriminal, shovinist, që janë parë vetëm në kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviqit, shkruan lajmi.net.

“Po i ecë në jetë: Krimineli Haradinaj tash merr edhe vizën amerikane”, është titulli i portalit ‘telegrafi.rs’.

Më herët, gazeta më e madhe serbe, “Blic”, shkruan kinse për Haradinajn janë paguar para të mëdha nga lobi shqiptar dhe Pacolli që të lirohet nga Gjykata e Apelit në Colmar.

Aty përmendet edhe Pacolli.

Duket se refuzimi i vizës amerikane për Millorad Dodikun, presidentin e Republikës Serbe dhe dhënia e vizës për Haradinajn, i ka shokuar serbët. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Serbia ende në shok pas lirimit të Haradinajt: Pacolli feston, shqiptarët “shkelin” me pare!