Vitolo befason me fjalët për Shqipërinë

Vitolo, ka dalë ditën e sotme në konferencë për shtyp për të folur për takimin e radhës, atë që do të zhvillohet të dielën në “Loro Boriçi” të Shkodrës ndaj Shqipërisë.

Sport

07/10/2016 15:39

Autori i golit të vetëm të Spanjës kundër Italisë mbrëmjen e djeshme në barazimin 1-1, mesfushori ofensiv i Sevillas, Vitolo, ka dalë ditën e sotme në konferencë për shtyp për të folur për takimin e radhës, atë që do të zhvillohet të dielën në “Loro Boriçi” të Shkodrës ndaj Shqipërisë.

“E dinim se çdo të thoshte të përballeshe me Italinë, kurse Shqipëria nuk ka shumë emër, por duhet të dalim në fushë të përqendruar, ndryshe do të jetë shumë e vështirë. Në fushën e saj Shqipëria është një kundërshtar i komplikuar. Duhet të jemi edhe më të motivuar se ndaj Italisë”, ka thënë Vitolo, përcjell “Panorama Sport”.

26 vjeçari është një futbollist i ri i afruar në radhët e kombëtares spanjolle, teksa debutimin e tij e ka bërë vetëm vitin e shkuar dhe numëron 6 paraqitje me fanellën e përfaqësueses.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.