Vitin e ardhshëm reforma të dhimbshme, por të domosdoshme (Video)

Presidentja Atifete Jahjaga në një takim të fundvitit me gazetarë, ka bërë të ditur se vitin e ardhshëm vendin e presin reforma të thella. 

Lajme

30/12/2014 11:39

Jahjaga ka thënë se këto reforma janë të domosdoshme, të cilat do të duhej të ndërmerreshin vite me radhë, por që fatkeqësisht nuk kanë ndodhur sa duhet deri tani. 

“Viti i ardhshëm do të jetë vit i reformave të thella, të cilat duhet të ndodhin në shtetin tonë. Reforma që është dashur të bëhen për vite me radhë por ne tani duet ta zëmë hapin, sepse kemi një rrugë të gjatë të integrimeve evropiane dhe eruoratlantike”. 

Presidentja ka thënë se disa nga këto reforma do të mund të jenë të dhimbshme, por ato janë të domosdoshme, për faktin se lidhen me përmirësimin e jetës së qytetarëve. 

“Të gjitha reformat në çdo shoqëri edhe në ato më të avancuarat demokratike, janë reforma që në një far mënyre hasin në rezistencë në mesin e qytetarëve, janë reformat të dhimbshme por të domosdoshme, të cilat janë të ndërlidhura me mirëqenien dhe përmirësimin e jetës të secilit qytetar”. (lajmi.net)