Vitin e ardhshëm mbahet Forumi Ekonomik, Kosovë-Japoni

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim ambasadorin jo-rezident të Japonisë në Kosovë, Kiyoshi Koinuma, me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit të Kosovës si dhe avancimin e marrëdhënieve të të dyja shteteve.

Lajme

18/12/2018 13:27

Në kuadër të këtij takimi është diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend, ndërkohë që vëmendje e posaçme i është​ kushtuar avancimit të marrëdhënieve dy-palëshe në mes dy vendeve, përcjell lajmi.net.

Për qëllimin e njëjtë,  kryediplomati kosovar, Pacolli dhe Ambasadori japonez, Koinuma kanë diskutuar në lidhje me organizimin e ceremonisë për shënimin e dhjetë vjetorit të marrëdhënieve diplomatike në mes dy vendeve në fillim të vitit të ardhshëm dhe po ashtu organizimin e një Forumi Ekonomik në mes dy vendeve, që pritet të mbahet në gjashtë mujorin e parë të vitit 2019. /Lajmi.net/