Vitia model i hamronisë fetare, tre klerikët e feve të ndryshme takohen shpesh

Hysamedin Hoxha, kryetar i Këshillit të BIK-ut në Viti, prifti ortodoks Zvonko Kostiq dhe një famulltar katolik nga Stublla, janë tre klerikët fetarë që zakonisht takohen njëri me tjetrin, për të diskutuar çështje të ndryshme.

Lajme

28/09/2014 23:49

Ata thonë se këtë e bëjnë, falë njërës nga vlerave më të mëdha të popullit shqiptar, harmonisë fetare.

Në një intervistë për RTK-në, të tre klerikët, kanë thënë se vazhdimisht mbajnë mbledhje ku diskutojnë tema të ndryshme.

Të tre klerikët, mysliman, i krishterë dhe ortodoks, janë krenarë që i takojnë një vendi ku është kultivuar harmonia fetare.

Ata thonë se edhe takimet e tyre të shpeshta, ndodhin pikërisht për këtë shkak.