Vitia bëhet me fabrikë tekstili, punësohen 150 persona

Në prani të përfaqësuesve të institucioneve qendrore dhe lokale, investitorëve gjerman dhe qytetarëve të shumtë është hapur sot në Viti, fabrika e përpunimit të tekstilit “Vitex”.

Lajme

13/07/2017 14:42

 

Në këtë fabrikë punën kanë filluar zyrtarisht 150 punëtorë.

Fabrika “Vitex” është hapur në bashkëpunim të biznesmenëve të Komunës së Vitisë dhe të kompanisë gjermane “Wegner Industrie Consulting GmBH”. Kurse meritorët kryesor për hapjen e kësaj fabrike pikërisht në komunën e Vitisë sipas investitorit gjermanit Horst Wegner është kryetari I kësaj komune Sokol Haliti në bashkëpunim të ngushtë me Ministrin në detyrë të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi si dhe atë të Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajramit.

Në ceremoninë e inaugurimit të kësaj fabrike,, I pari I kësaj komune Sokol Haliti, tha se pas një viti sot është hapur fabrika e tekstilit duke kthyer në territorin e komunës së Vitisë traditën e dikurshme në prodhim në sektorin e tekstilit.

Sipas tij, përfaqësuesit e fabrikës po bëjnë çmos që numri i të punësuarëve në këtë fabrikë të rritet edhe me tej dhe atë deri në 500 të punësuar, transmeton Klan Kosova.