Viti i Ri me pizhame

P. Diddy, për ta festuar ardhjen e vitit të ri 2014, ka vendosur të jetë mjaft komod, duke veshur pizhame. Reperi 44 vjeçar, i cili gjatë tërë viteve e fton një listë të mysafirëve VIP në vilën e tij ‘Star Island’, në Florida, për ta festuar 31 vjetorin, ka festuar me shoqëri deri në ora…

ShowBiz

04/01/2014 07:00

P. Diddy, për ta festuar ardhjen e vitit të ri 2014, ka vendosur të jetë mjaft komod, duke veshur pizhame. Reperi 44 vjeçar, i cili gjatë tërë viteve e fton një listë të mysafirëve VIP në vilën e tij ‘Star Island’, në Florida, për ta festuar 31 vjetorin, ka festuar me shoqëri deri në ora pesë të mëngjesit.

“Festa ka zgjatur deri në ora 5, derisa P. Diddy është veshur me pizhame dhe mysafirëve u është seruar tost, patate të fërguara, omëlete etj”, tregon një burim.

Ndeja është sponsoruar nga Ciroc, ndërsa në të kanë marrë pjesë yje si Rick Ross, Beyoncé Knowles, Jay-Z, Robin Thicke e Drake.

Pasi përfundoi festa, duket se Diddy i ka zbuluar dëshirat e tij për vitin 2014, përfshirë këtu edhe atë të jetë babai më i mirë në botë. Reperi i njohur amerikan është baba i pesë fëmijëve, të cilët i ka me gra të ndryshme.