Viti i Gjermanisë

Pas dominimit në nivelin e klubeve me Bayern Munichun, Manuel Neuer synon të triumfojë edhe në shkallën ndërkombëtare me Gjermaninë, në Kampionatin botëror në Brazil. I intervistuar nga Fifa, Neuer ka konfirmuar synimet e tij për të fituar titullin e kampionit. “Finalja e Ligës së Kampionëve në edicionin e kaluar ka konfirmuar vlerën e futbollit…

Sport

11/02/2014 07:00

Pas dominimit në nivelin e klubeve me Bayern Munichun, Manuel Neuer synon të triumfojë edhe në shkallën ndërkombëtare me Gjermaninë, në Kampionatin botëror në Brazil.

I intervistuar nga Fifa, Neuer ka konfirmuar synimet e tij për të fituar titullin e kampionit.

“Finalja e Ligës së Kampionëve në edicionin e kaluar ka konfirmuar vlerën e futbollit gjerman dhe se puna shumëvjeçare sjell fryt”, deklaroi ai.

“Do të shkojmë në Botëror me vetëbesim të madh në potencialin tonë. Grupi do të jetë i vështirë, jemi të vetëdijshëm”, shtoi Neuer i cili pranon se Gjermania duhet të ketë kujdes nga rivalët e tjerë për titull.

“I njohim kualitetet e kundërshtarëve tanë, por jemi të vetëdijshëm se mund t’i mposhtim. Jemi në mesin e favoritëve dhe uroj që ky të jetë viti ynë. Kundërshtarët më të rrezikshëm sipas meje janë ato nga Amerika e Jugut. Brazili, nikoqir dhe Argjentina e Uruguai që mund t’i krijojnë probleme çdo kundërshtari”.