Viti i Ekonomisë do të reflektojë fuqishëm edhe në zhvillimin ekonomik lokal, thotë Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim pune kryetarët e komunave të Kosovës në kuadër të “Forumi Konsultativ Qeveri – Komuna”.

Lajme

16/01/2019 10:50

Haradinaj ka thënë 2019-ta do të jetë vit i ekonomisë, i cili sipas tij do të reflektojë fuqishëm edhe në zhvillimin ekonomik lokal, përcjell lajmi.net.

Kryeministri ka theksuar se përgjatë vitit 2018 janë rritur investimet kapitale në komuna për 40 milionë euro.

Postimi i plotë:

Viti i Ekonomisë do të reflektojë fuqishëm edhe në zhvillimin ekonomik lokal.

Përgjatë vitit 2018 janë rritur investimet kapitale në komunat tona për 40 milionë euro, u janë dhënë në pronësi tokë (rreth 60 prona) për zhvillim ekonomik dhe për nevojat e qytetarëve, Obiliqin dhe Prishtinën i bëmë me ligj, qytetarëve të kryeqytetit ia rikthyem Pallatin e Rinisë, kemi krijuar 15 Zona Ekonomike, Parkun Inovativ Trajnues në Prizren dhe Zonën e Veçantë Ekonomike Amerikane në Gjakovë.

Për ta vazhduar traditën e vendosur të punës ndërmjet qeverisjes nacionale dhe lokale, e cila ka prodhuar rezultate të qëndrueshme, sot, në forumin konsultativ me kryetarët e komunave kemi shqyrtuar agjendën zhvillimore të vitit 2019, që synon një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht dhe me mirëqenie për qytetarët e saj. /Lajmi.net/