Viti 2017, vit me shumë zhgënjime për Përfaqësuesen e Kosovës

Një vit me shumë zhgënjime për Përfaqësuesen e Kosovën.

Sport

31/12/2017 23:30

Skuadra kombëtare e Kosovës, në vitin 2017 ka vazhduar me ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Në gjashtë ndeshje të zhvilluara, Kosova ka pësuar gjashtë humbje, me vetëm dy gola të shënuara dhe 12 të pranuara, pa llogaritur edhe ndeshjen miqësore me Letoninë në nëntor.

Në fakt, ndeshje me Letoninë ishte e vetmja që solli gëzim si te lojtarët ashtu edhe të ‘Dardanët’, ku një sfidë e lehtë në letër kishte fund dramatik për Kosovën, që përmbysi rezultatin në fund të ndeshjes.

YouTube player

Ndeshjet si vendas të zhvilluara në Shkodër, e mungesa e infrastrukturës së duhur për stërvitje në Kosovë, janë përmendur si një nga arsyet e mossukseseve të Kosovë.

Duhet cekur se në fund të turit eliminator për Kupën e Botës, trajneri Albert Bunjaki ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me Përfaqësuesen e Kosovës.

Aktualisht Kosovën e drejton Muharrem Sahiti./Lajmi.net/