Viti 2016, vit i emocioneve KUQEZI, emocione që “pushtuan” Francën (FOTO)

Viti 2016 do të mbetet për herë në kujtesën e tifozëve shqiptarë.

Sport

01/01/2017 23:15

Kombëtarja Shqiptare për herë të parë ishte pjesëmarrëse në një garë të rëndësishme siç është Kampionati Evropian.

Kuqezinjtë në Evropianin e mbajtur në Francë, patën fatin të jenë në grupin A së bashku me organizatorët francez, me Zvicrën dhe Rumaninë.

Ato ditë qershori të vitit që lamë pas, bën që për pak ditë qytetet në të cilat Kombëtarja Shqiptare do t’i zhvillonte ndeshjet të merrnin ngjyrën të kuqe dhe të zezë.

Mijëra shqiptarë nga e gjithë bota, ishin mbledhur në Francë për të dhuruar emocione të paharruara, siç dinë të dhurojë vetëm futbolli dhe një garë si Kampionati Evropian.

Ndesha kryesore dhe më emocionale ishte ajo kundër Zvicrës, që “detyroi” të ndaj në dysh edhe familjen Xhaka, ku në fushë ishin kundërshtarë Taulanti dhe Graniti.

Ishte Zvicra që 1:0 e fitoi këtë përballje.

Shqipëria e humbi edhe ndeshjen e dytë nga Franca, me rezultat 2:0, ndërsa e fitoi të tretën 1:0 ndaj Rumanisë, fitore që nuk mjaftoi për të kaluar tutje, pasi të fatin e Shqipërisë në duar e kishin shtetet tjera pjesëmarrëse në Euro 2016, rezultatet e të cilave nuk i bënë favore.

Pavarësisht eliminimit, pjesëmarrja në Euro 2016, ishte një emocion dhe përvojë e mirë për kuqezinjtë, që më punë fituan respektin dhe dashurinë te përfaqësueset tjera evropiane.

Pas kthimit në Shqipëri, ekipit kombëtar iu rezervua një pritje institucionale.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.