Viti 2013 me 70 gazetarë të vrarë

Të paktën 70 gazetarë janë vrarë në mbarë botën në vitin 2013. Shifrat e përpiluara nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve tregojnë se 29 gazetarë janë vrarë në Siri, 10 në Irak dhe 6 në Egjipt.

Bota

31/12/2013 07:48

Të paktën 70 gazetarë janë vrarë në mbarë botën në vitin 2013, duke përfshirë 29 të vdekur që mbuluan luftën civile në Siri dhe 10 në Irak.

Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, të vdekurit në Siri përfshijnë një numër të gazetarëve-qytetarë që punonin për të dokumentuar luftën nga qytetet e tyre, transmetues të cilët punonin me mediat e lidhura me qeveritë ose opozitën dhe një pjesë të vogël të korrespodentëve të shtypit të huaj, përfshirë një gazetar nga Al-Jazeera, Mohamed al-Mesalma, i qëlluar me snajper.

Gjashtë gazetarë vdiqën në Egjipt. Gjysma e tyre reporterë të vrarë gjatë raportimit të goditjes nga forcat e sigurisë Egjiptiane më 14 gusht mbi demonstruesit që protestonin heqjen e Mohamed Morsi.

“Lindja e Mesme është bërë një fushë vrasjeje për gazetarët. Ndërsa numri i gazetarëve të vrarë për punën e tyre ka rënë në disa vende, lufta civile në Siri dhe një rinovim i sulmeve sektare në Irak kanë marrë një taksë pikëlluese”, thotë Drejtori i Komisionit, Robert Mahoni, në një deklaratë.

“Komuniteti Ndërkombëtar duhet të mbizotërojë në të gjitha qeveritë dhe grupet e armatosura të respektojnë statusin civil të gazetarëve dhe të ndjekin penalisht vrasësit e gazetarëve”.

Komiteti me bazë në New York për Mbrojtjen e Gazetarëve ka përcjell vdekjet në mesin e gazetarëve dhe medias elektronike që nga viti 1992.

Shumica e vrasjeve janë dokumentuar gjatë viteve të përfshirjes së njerëzve që mbulonin lajmet në vendet ku ata jetojnë. Ky rast ishte po ashtu edhe në vitin 2013.

Shumica e vdekjeve kanë ndodhur gjatë luftës, ose në mesin e gazetarëve që mbulojnë zonat e konfliktit, por gazetarët në disa vende u vranë edhe pas raportimit mbi tema të ndjeshme.

Gazetarët dhe komentatorët të cilët mbuluan sjelljen e pahijshme të policisë, korrupsionin politik apo trafikimin e drogës dhe tjera çështje të ndjeshme, ishin vrarë në incidente të veçanta në Brazil, Kolumbi, Filipine, Indi, Bangladesh, Pakistan dhe Rusi.

Disa gazetarë të Radio France Internationale u rrëmbyen dhe u vranë pas një takimi me një udhëheqës të separatistëve etnikë Tuareg në Kidal, Mali. Militantët në Irak vranë pesë anëtarë të stafit të lajmeve të Salaheddin TV në një sulm vetëvrasës këtë muaj në zyrat e kanalit në Tikrit, Irak .

Ndërsa, për herë të parë në një dekadë, nuk ka gazetarë të njohur që janë vrarë për punën e tyre në Meksikë.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve është ende në gjurmim për vdekjet e një numri prej 25 gazetarëve gjatë vitit 2013, që nuk janë përfshirë në numërimin e 70 të vdekurve, për të përcaktuar nëse vdekja e tyre kishte të bënte me punët që bënin ata.

Deri më sot, të paktën 63 gazetarë janë vrarë duke mbuluar konfliktin në Siri, thotë raporti i Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve. Gjashtëdhjetë gazetarë janë rrëmbyer në Siri vetëm gjatë këtij viti. Tridhjetë të tjerë janë ende të humbur.

 

(The Guardian)