Vithe të forta braziliane për vetëm 6 minuta ushtrime (Video)

Në botë po dominon bukuria e prapanicës së rrumbullakët. Nëse dëshironi që edhe ju ta arrini këtë efekt, duhet të jepni pak mund. Për këtë ju sjellim disa ushtrime të lehta e të thjeshta që mund t’i bëni në shtëpi, të cilat i forcojnë muskujt tuaj.

Lifestyle

30/07/2015 20:22

Ushtrimi 1 :

  • Shtrijuni në shpinë, zgjatini duart barazi me trupin, ndërsa këmbët thyejini në gjunë dhe hapini me gjerësinë e supeve.
  • Duke u rënduar në thembra, ngriteni prapanicën në maksimum, mbajeni disa sekonada dhe lëshojeni prapë.
  • Gjatë ushtrimeve shpinën mos e lëvizni, vetëm pjesën e prapanicës.
  • Këtë ushtrim përsëriteni në 3 serri me nga 10, 15, 20 herë duke e rritur ngadalë, në fillim më pak e pastaj më shumë.

Ushtrimi 2 :

  • Shtrijuni në shpinë, zgjatini duart barazi me trupin, ndërsa këmbët bashkojini dhe shtyni me thembra duke ngritur trupin.
  • Duke u rënduar në thembra, ngriteni prapanicën në maksimum, mbajeni disa sekonada dhe lëshojeni prapë.
  • Gjatë ushtrimeve shpinën mos e lëvizni, vetëm pjesën e prapanicës.
  • Këtë ushtrim përsëriteni në 3 serri me nga 10, 15, 20 herë duke e rritur ngadalë, në fillim më pak e pastaj më shumë.

Ushtrimi 3:

  • Përkuluni dhe qëndroni me pëllëmbët e dorës dhe me gjunjtë në tokë.
  • Në mënyrë energjike ngriteni këmbën duke e shtrirë sa më shumë që të mundeni prapa. Mbajeni disa sekonda dhe kthejeni përsëri në pozicionin e mëparshëm.
  • Gjatë ushtrimeve shpinën mos e lëvizni, tendosini vetëm muskujt e prapanicës.

Ushtrimi 4:

  • Përkuluni dhe qëndroni me pëllëmbët e dorës dhe me gjunjtë në tokë.
  • Njërën këmbë tërhiqeni anash. Në mënyrë energjike mundohuni të mbërrini pikën më të lartë, dhe pastaj prap kthehuni në pozicionin fillestar.
  • Gjatë ushtrimeve shpinën mos e lëvizni, tendosini vetëm muskujt e prapanicës.
  • Këtë ushtrim përsëriteni në 3 serri me nga 10, 15, 20 herë duke e rritur ngadalë, në fillim më pak e pastaj më shumë.

 Ushtrimi 5:

  • Rrini drejt duke u ngritur në gishtat e këmbës Nëse nuk e keni baraspeshën e mirë, atëherë mbajuni në ndonjë  karrige.
  • Në mënyrë energjike ngriteni këmbën duke e shtrirë sa më shumë që të mundeni prapa. Mbajeni disa sekonda dhe kthejeni përsëri në pozicionin e mëparshëm.
  • Gjatë ushtrimeve shpinën mos e lëvizni, tendosini vetëm muskujt e prapanicës.
  • Këtë ushtrim përsëriteni në 3 serri me nga 10, 15, 20 herë duke e rritur ngadalë, në fillim më pak e pastaj më shumë. /femra.net

Më poshtë keni edhe demonstrimin e ushtrimeve me video: