Vite të humbura për Kosovën

Formimi i Qeverisë në dhjetor të vitit 2014 vlerësohej se do të ndikonte që të evitoheshin pasojat e krizës politike gjashtëmujore paszgjedhore.

Lajme

29/05/2016 08:04

Megjithatë, vitet 2015 dhe 2016 vlerësohen si vite të humbura për Kosovën, pasi në vend të zhvillimit ekonomik dhe afirmimit ndërkombëtar, vendi është ballafaquar me kriza të shumta politike e institucionale.

Opozita dhe analistët politikë vlerësojnë se koalicioni qeverisës ka dështuar të realizojë pretimet parazgjedhore. Ndër dështimet më të mëdha llogaritet të jenë mungesa e zhvillimit ekonomik, moskrijimi i vendeve të punës, mosanëtarësimi në organizata ndërkombëtare, mungesa e njohjeve të reja si dhe mosinformmimi i ushtrisë.

Ata gjithashtu vlerësojnë negativisht punëne e Kuvendit gjatë këtyre dy vityeve, duke e cilësuar këtë legjislaturë si më të dobëtën që nga paslufta, shkruan sot Zëri.