Vitaminat thelbësore për të cilat çdo njeri ka nevojë, ja ushqimet ku mund t’i gjeni

Në artikullin e mëposhtëm do të mësoni se në cilat ushqime mund t'i gjeni të gjitha vitaminat që i duhen njeriut.

Lifestyle

01/02/2018 20:11

Vitamina A
Ushqen flokët dhe lëkurën, mbron smaltin e dhëmbëve dhe shikimin, stimulon sistemin imunitar.
Janë të pasura: mëlçitë, qumështi, e verdha e vezës. Por edhe zarzavatet me gjethe të gjelbra, fruti i mangos apo perimet me ngjyrë portokall (karrotë, kungull, spec).
Vitamina B6
Aktivizon metabolizmin dhe të ndihmon në rast depresioni. Duhani, alkooli dhe pilula që parandalon shtatëzaninë e limitojnë shkallën e përthithjes nga organizmi.
Janë të pasura: Ushqimet integrale, misri dhe frutat e thata.
Vitamina B9
Nxit prodhimin e qelizave të reja dhe ndihmon sistemin nervor.
Janë të pasura: gjethet e gjelbra, bishtajat, agrumet, qumështi (por mos e zieni).
Vitamina B12
Eshtë vitamina që u jep energji atyre që janë të të stresuar, të lodhur, apo në regjim shtrati.
Janë të pasura: Të brendshmet, mishi i viçit dhe i derrit.
Vitamina C
Të mbron nga plakja nga toksinat (edhe ato të duhanit apo të smogut), nga alergjitë.
Janë të pasura: Frutat dhe perimet e freskëta, por mbi të gjitha kiëi dhe brokoli.
Vitamina D
Shpëton kockat, sepse ndihmon për parandalimin e osteoporozës.
Janë të pasura: Peshqit e dhjamur, si skumbria e salmoni (por duhet pasur parasysh se kjo vitaminë prodhohet nëse ekspozohesh në diell).
Vitamina E
Eshtë vitamina më antioksiduese dhe është thelbësore për shëndetit e mitrës dhe të vezoreve.
Janë të pasura: Vajrat që nxirren në të ftohtë (veçanërisht vajrat e drithërave) dhe frutat e thata.
Vitamina K
Eshtë quajtur “vitamina ankerplast” për shkak të rolit të saj thelbësor në mpiksjen e gjakut.
Janë të pasura: Perimet me gjethe të gjelbra dhe çaji jeshil.