Vitamina D zvogëlon rrezikun e kancerit të zorrës së trashë

Sipas një studimi nga shkencëtarët amerikanë, vitamina D mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë.

Lifestyle

06/10/2016 10:50

Studimet e shkencëtarëve të Institutit të Kancerit “Dana-Farber” në SHBA, kanë zbuluar se dielli është burimi kryesor i vitaminës D dhe qëndrimi në diell për 15 minuta në ditë krahas mbrojtjes së shëndetit të kockave dhe atij mendor mund të reduktojë edhe rrezikun e kancerit të zorrës së trashë.

Shkencëtarët pasi kanë shqyrtuar të dhënat e 170 mijë personave kanë vërejtur se personat me nivele më të larta të vitaminës D në gjak kanë rrezik më të pakët të kancerit të zorrës së trashë.

Gjithashtu është vërejtur se tek këto persona imuniteti kundër kancerit të zorrës së trashë është më i fortë.

Mësohet se vitamina D aktivizon qelizat T limfocite të cilat sulmojnë qelizat e kancerit.