Vitamina C: Ushqimet që duhet konsumuar për të shmangur mungesën e kësaj vitamine – Lajmi.net
Vitamina C: Ushqimet që duhet konsumuar për të shmangur mungesën e kësaj vitamine
Autori: Lajmi.net LifestyleShëndeti 16:08, 17 May 2018
Vitamina C, ndryshe njohur si acidi askorbik, jo vetëm se ndihmon në mbrojtjen e qelizave dhe i mban të shëndetshme, por ndihmon edhe në mirëmbajtjen e lëkurës, enëve të gjakut, eshtrave, etj.

Ju duhet të merrni sasi të mjaftueshme të kësaj vitamine përmes ushqimeve që i hani.

Nëse keni mungesë të vitaminës C, ju do të ndiheni të dobët dhe të lodhur tërë kohën, të pikëlluar, do të keni madje edhe dhimbje në këmbë.

Por, çfarë sasie e vitaminës C i nevojitet një të rrituri për t’i shmangur këto simptoma?

Ekspertët shëndetësorë thonë se të rriturit (19-64 vjet) duhet të konsumojnë 40mg vitaminë C në ditë.

Vitamina C gjendet në shumë ushqime, duke filluar nga portokajtë, specat e kuq dhe të gjelbër, dredhëzat, brokoli, patatet, etj. /Telegrafi/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO