Vit i lodhshëm për ‘Dardanët’

Viti 2017 ishte shumë i lodhshëm për “Dardanët".

Sport

31/12/2017 20:41

Tifozët e Kosovës janë munduar t’i mbulojnë në maksimum të gjitha ndeshjet që përfaqësueset kosovare i kanë zhvilluar në arenën ndërkombëtare.

Por, futbolli i ka lodhur më së shumti dhe në fund përfaqësuesja e Kosovës nuk ua ka dhuruar asnjë fitore të madhe.

Ata ishin prezentë gati në të gjitha ndeshjet që ekipi Verdhekaltër i zhvilloi në kualifikimet e Botërorit, ku e ka nxjerrë veç një barazim.

“Rruga e Kombit” është shndërruar në rrugë monotone, pasi në mungesë të një stadiumi në Kosovë tifozët bashkë me ekip i kanë pritur të gjithë mysafirët në Shkodër. /Zëri/