Vishuni trash, këto do të jenë temperaturat sot në Kosovë

Parashikimi i motit në Kosovë për ditën e sotme.

Lajme

14/01/2019 07:39

Sot në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe kohë pas kohe me diell.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -9 deri -7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë celsius, transmeton lajmi.net.

Shtypja atmosferike do të ketë luhatje duke regjistruar vlera nën kufijtë e normales.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-12m/s. /Lajmi.net/