Vishuni trash, këto do të jenë temperaturat nesër në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me ngrica.

Lajme

03/01/2019 23:52

Sipas IHMK-së, nesër në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, me ngrica dhe vende–vende me fjolla të dobëta bore, shkruan lajmi.net.

IHMK ka bërë të ditur se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -9 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -3 gradë Celsius.

Kjo gjendje sinoptike është pasojë e prezencës së masave ajrore me origjinë nga veriu i kontinentit të cilat do ta mbajnë këtë gjendje termike me vlera negative gjatë gjithë ditës.

Shtypja atmosferike ka shënuar rënie të lehta.

Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-11 m/s.

Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore të vendit. /Lajmi.net/