Vishet si Spider-Man për ta befasuar djalin e tij të sëmurë me kancer (Video)

Nëse kjo video e këtij babai të veshur si Spider-Man për ta befasuar dhe argëtuar djalin e tij të sëmurë me kancer nuk ju emocionon, atëherë zyrtarisht ju nuk keni zemër.

Fun

17/11/2014 17:57

Në video, babai Mike Wilson vishet si super-heroi i gjithë fëmijëve – Spider-Man, si befasi për ditëlindjen e djalit të tij pesë vjeçar Jaden, i cili aktualisht është duke luftuar me një tumor të shkallës së katërt, gjendje kjo që i jep të sëmurit vetëm edhe një vit jetë.

Fëmija shikon i habitur përderisa z.Wilson kërcen nga çatia e shtëpisë së tij si Spider-Man, përpara se ta prezantojë vetën e tij tek Jaden dhe t’i urojë ditëlindjen, transmeton Lajmi.net.

Pasi që i jep Jaden-it një përqafim, njeriu merimangë e kapë atë në krahë përpara se të kthehen brenda në shtëpi.

Komentuesit në YouTube e cilësuan Mike-un si ‘Babai i shekullit’. Ai ende beson se djali i tij do të shërohet. Shikojeni videon emocionuese!