Vishet në të zeza, Fjolla Morina merr vëmendjen me këtë detaj

Fjolla Morina është shfaqur atraktive edhe në paraqitjen e saj të radhës.

ShowBiz

15/01/2019 12:47

Fjolla Morina ishte veshur në të zeza, teksa në fokus kishte gjoksin bombastik, me të cilin mori vëmendjen, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja dukej në top-formë, teksa kishte veshur kostumin e ngushtë, i cili ia zbulonte format perfekte trupore.

Me këtë veshje, Fjolla kishte qenë në një ndejë bashkë me miqtë e saj, ku u argëtua me këngë e valle.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Fjolla Morina është “Fustani”, këngë kjo në bashkëpunim me Manin. /Lajmi.net/