Vishet me kostum përbindëshi para studentëve për një arsye të çuditshme (Video)

Ky është momenti paksa i çuditshëm i një studenti në një shkollë të mesme në Massachusetts, i cili vendosi të bëjë prezantimin e një teme të përzgjedhur, duke veshur kostum me vrima në hundë dhe fytyrë.

Fun

20/04/2016 09:02

Prezantimi i tij bëri bujë në rrjetet sociale, ndërsa nga prindërit e studentëve tjerë shkaktoi një reagim të ashpër, transmeton lajmi.net.

Sipas studentëve tjerë, klasa kishin detyrë të zgjedhin për të hulumtuar një temë lidhur me vitin 1920.

Kështu që ky student siç duket ka zgjedhur një temë me krim, pasi prapa tij në ekran shkruhet “Krimi në vitet 1920”.

Studentët tjerë kanë thënë se studenti nuk ishte ndërhyrë fare nga profesori i cili gjendej në atë moment në klasë.

“Klasa nuk ishte vetëm, në atë kohë ishte profesori por kurrë nuk i tha atij të ndalojë, megjithatë ka biseduar pak me të pas përfundimit të orës”.

Lisa Albrecht, drejtoresha e shkollës gjithashtu është shprehur e tronditur kur ka parë këto imazhe.

“Si të gjithë prej jush, edhe unë jam tronditur nga veprimi i studentit”./lajmi.net