Vishaj: Supremja doli jashtë kompetencave për kandidatët e decertifikuar

Por sipas tij Gjykata Supreme ka dalë jashtë kompetencave të saja kur ka vendosur që t’i rikthejë përsëri në garë

Lajme

22/09/2017 23:54

“Gjykata Supreme me këtë vendim ka dalë jashtë kompetencave të saja. Vetëm Kushtetuesja mund të konstatojë nëse është shkelur ligji”, ka thënë ai në Klan Kosova

“Personalisht më vjen keq që ka shkuar huq një tendencë për dekriminalizmin e listave”, ka thënë ai.

“Të gjithë anëtarët kanë kërkuar që të bëhet evidentimi i kandidatëve, në fund 87 kanë pasur aktgjykim të formës së prerë për tre vitet e fundit”, ka pohuar ai.

“Dilemat tona për pasaktësinë kanë dalë që të jenë të sakta. Kemi vendosur këtë standard që bazohet në ligj”, ka thënë ndër të tjera Vishaj.