Visar Ymeri, mos t’paça borxh, po ta them me loçkën e loçkës së zemrës – Lajmi.net
Visar Ymeri, mos t’paça borxh, po ta them me loçkën e loçkës së zemrës
Autori: Kimete Berisha LajmeOp-EdOpinionPolitikë 16:23, 25 July 2017
Nuk isha shku m'u anku për shqiptarët në Serbi (që sot ta mohojnë lirinë) e dje ta kanë mohu qenien, edhe mishin me dara me ma nduk, kafshatë për kafshatë, se nuk e kisha bë atë gjest.

Intervistë jep ti edhe në Serbi për të ardhmen e dialogun me ta, ama, pse çohesh ti dhe e bën punën me t’vajtu Serbia, nuk e kisha besu’!

Përpara edhe bashkëpunëtorët e Serbisë e kanë pas një gisht fytyrë, së paku kanë folë tinëz kundër shqiptarëve, kurse tash u bë modë në Kosovë, me folë kundër interesave të shqiptarëve ashiqare, pa t’u tremb syri.

Pa u shterr të gjitha vajtoret shqiptare, pa e humbur shpresën që ka mbetur një shqiptar normal në këmbë të veta, s’është dasht me shku ti me lyp çare në Serbi!

E kam pas zanat para luftës (që e paskna harru po ti ma solle ndërmend atë zanat të keq që e kam

pas), që kur dikush e donte sadistin e tij, i thosha: Veç vazhdo, duaje, suksese, ishalla kur t’vjen dita me vdek prej exheli, ‘t’shtin n’dhe’.

Se mazohisti lyp dajak, gjynah me lënë me vuajt e mos me ia jap atë që e lyp.

Ndoshta s’jam patriote, por jam inatçorja më e madhe që njoh, nuk i ankohem hallkut e armikut për problemet e shtëpisë dhe familjes sime, më përpara xehrin e pi.

Dashni të vërtetë pa inat nuk ka.

Kosovën e paske bë horë në Serbi.

E paske harru me ua numëru krimet e shtetit serb ndaj fëmijëve shqiptarë.

T’u paskan kujtu m’i sha veç shqiptarët.

Me pas unë diçka në dorë (e shyqyr që s’kam), ty nuk të kisha lënë m’u kthy më në Kosovë me vuajt, t’i kisha ndërpre ty vuajtjet duke të lënë atje, ku t’i qajnë hallet dhe ta besojnë vuajtjen.

S’tutësh ti prej Zotit dhe prej drejtësisë hyjnore, mbasi drejtësi për ne shqiptarët në tokë, nuk po shoh.

S’po ma merr mendja m’u bë e ‘poshtër, e me shku aq larg, sa me të uru me t’u paraqit në ëndërr (së paku një herë), fëmijët e vrarë të Izbicës për shembull, e me të pyet ‘Pse s’na përmende neve në Serbi’!

Ishalla bile shqip s’ke folë.

(Po i lë rezervë ato që mund t’i them tash, ta kqyri a po i bjen pishman…përndryshe Sot e kam pas njet me shkru poezi…ma prishe disponimin, ‘Danas’ i dreqit 😡)

Fjalët kyçe: Kimete Berisha, Visar Ymeri

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master
  • Play Supercar Showdown
  • Play Urban Basketball
  • Play 8 Ball Pool