Visar Ymeri: LDK-ja është parti e ‘lodhtë’

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka mbajtur një fjalim në Gjakovë ku Vetëvendosja po bën fushatë për Driton Çaushin.

Lajme

25/09/2017 17:34

Këtë tubim, Ymeri e ka shfrytëzuar edhe për ta sulmuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe partitë tjera.

Duke folur për kandidatin e LDK-së për kryetar të Gjakovës, Ymeri tha se LDK-ja si parti është e lodhtë, raporton lajmi.net

“Boll e lodhtë është LDK-ja si parti, por kandidatin e kishin edhe më të lodhtë”, tha Ymeri.

Ai akuzoi edhe Hajdar Beqën për tërhqejen nga gara e zgjedhjeve lokale, dhe Ardian Gjinin që sipas tij nuk do ta ketë shancën të qeverisë me Gjakovën. /Lajmi.net/