Visar Ymeri akuzon Qeverinë: Bojkotoi seancën

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Visar Ymeri e ka akuzuar koalicionin qeverisës se janë pikërisht ata që e bojkotuan vazhdimin e seancës të caktuar për t’u mbajtur në orën 20:00.

Lajme

23/10/2015 22:12

Ymeri seancën që pritet të vazhdojë në ora 22:00, e quajti seancë të inatit, sepse siç pranoi ai kjo nuk është nuk është as e rregullt e as e zakonshme, raporton lajmi.net.

Ky është postimi i plotë në Facbook iVisar Ymerit:

Koalicioni qeverisës e bojkotoi vazhdimin e seancës së caktuar në ora 20.

Tash po thonë që do të ketë seancë rreth orës 22.

Kjo është seancë e inatit, sepse nuk është as e rregullt e as e zakonshme. Cila na qenka ajo pikë kaq urgjente që po u dashka të diskutohet domosdoshmërish sot, të premten, në mesnatë?

Ky koalicion nuk e qeverisë Kosovën, por e shpenzon atë gjatë ditës, ndërsa po synon ta cungojë atë natën.