Virusi Zika: Pyetjet pa përgjigje

Infeksioni nga ky virus ka bërë që Organizata Ndërkombëtare e Shëndetit të krijojë gjendje emergjente globale si shkak i mijëra rasteve të fëmijëve të lindur me tru të vogël në Brazil.

Lifestyle

17/10/2016 19:28

Kjo foto është një nga të paktat e virusit Zika.

Ka ende shumë pyetje, të cilat nuk kanë përgjigje vendimtare rreth këtij virusi, që po përhapet me shpejtësi marramendëse, shkruan BBC, transmeton lajmi.net

 

Sa njerëz janë infektuar në Amerikë?

Nga llogaritjet e bëra, shifrat qëndrojnë mes 500,000 dhe 1.5 milionë- çka shprehin një gabim shumë të madh.

 

Pse shpërndahet kaq shpejt?

Një teori është se virusi shumohet. Disa ekspertë pajtohen se mund të jetë thjeshtë sepse virusi shpërndahet në zonat ku njerëzit qëndrojnë bashkë.

 

Kush është i infektuar?

Mbi 80% e njerëzve nuk kanë kurrfarë simptome kur e marrin virusin, edhe pse kjo gjë ka nevojë të hulumtohet më thellë. Nuk është e njohur se virusi mund të përhapet.

 

Sa është i rrezikshëm virusi?

Nëse virusi shkakton mikrocefali (zvogëlim të trurit), sa shpesh ndodh kjo? A shpie kjo në defektet e lindjes? Apo është një në 100 ? Apo ndoshta në 10,000? Tani për tani nuk është e qartë se sa duhet të shqetësohen gratë shtatzëna.

 

A shkakton rrezik gjatë shtatzënisë?

Nëse virusi shkakton mikrocefalinë, a ka rëndësi se kur jeni të infektuar? Ka pas sugjerime  se në 12 javët e para, mund të ketë rrezik të këtij virusi, por mjekë të tjerë thonë se gruaja mund të jetë në rrezik gjatë 29 javëve. Dhe rreziku mund të ndryshojë kohë pas kohe.

 

Sa mund të dëmtojë trurin?

Disa infeksione, mund të ndikojnë në zhvillimin e foshnjes gjatë shtatzënisë. Por nuk është e ditur nëse Zika ndikon realisht në rritjen e trurit.

 

Çfarë po ndodh në Afrikë dhe Azi?

Për herë të parë virusi është zbuluar në Afrikë, pastaj në disa pjesë të Azisë dhe pastaj Brazil e më gjerë. A ka qenë virusi Zika gjatë tërë kohës në këto vende, ashtu që shumica e njerëzve janë bërë imun? Është e vështirë të stabilizohet gjendja, kur nuk dihen përgjigjet. /lajmi.net