Virusi që përhapet nëpërmjet puthjes

Shkencëtarët në Itali kanë gjetur të dhëna që tregojnë se një virus, i cili përhapet nëpërmjet pështymës, pra puthjes, mund të jetë shkaktar i infertilitetit tek femrat.

Lifestyle

12/07/2016 10:21

Përveçse se do t’ju bëjë të mendoheni dy herë përpara se të puthni dikë, ky zbulim mund të jetë gjithashtu një fillim i mbarë për një trajtim të ri sa i përket femrave që kanë probleme për të ngelur shtatzënë, rreth 10 përqind e tyre.

Nuk është hera e parë që virusi, i njohur si HHV – 6A, është lidhur me puthjen, por askush deri më sot nuk kishte arritur të gjente një lidhje me infertilitetin.

Grupi i shkencëtarëve nga Universiteti i Ferrara në Itali, testuan 30 femra me probleme të pashpjegueshme infertiliteti dhe dalluan se 13 prej tyre (43 përqind), kishin në mitër infeksionin HHV – 6A.

 HHV – 6A është ende mister për shkencëtarët dhe pjesa më e madhe e këtyre infeksioneve janë “të heshtur”, që do të thotë se nuk shfaqin simptoma të dallueshme.Pavarësisht njohurive të pakta rreth këtij virusi, studime të mëparshme kanë treguar se ai transmetohet nëpërmjet pështymës. /tvklan.al