Virusi i madh i sigurisë kërcënon miliona celularë Samsung Galaxy

A keni pajisje Samsung Galaxy? Shanset janë që këta celularë kanë pësuar një krisje masive të sigurisë e cila i lejon sulmuesit të instalojnë programe dëmtuese në ta apo të përgjojnë thirrjet tuaja, dhe nuk ka asgjë që mund të bëni për këtë.

Auto & Tek

17/06/2015 14:33

Firma e sigurisë me bazë në Çikago – NowSecure, ka publikuar një raport i cili pretendon se një virus në programin e tastierës Swift, i para-instaluar në më shumë se 600 milion pajisje Samsung, mund të lejojë një sulmues të kontrollojë celularin e përdoruesit.

Dhe çfarë është më e keqja, celulari juaj e ka programin Swift të tastierës, dhe është e pamundur që ju ta fshini atë nga celulari, transmeton Lajmi.net.

Swift vepron përmes disa privilegjeve të lejuara në celularë, duke lënë të kuptohet se ai mund të ketë qasje në shumicën e funksioneve të celularit.

Me këtë mundësi, sulmuesit mund të instalojnë në mënyrë sekrete një virus në pajisjen e përdoruesit, të kenë qasje në kamerë, mikrofon dhe GPS, të përgjojë thirrjet dhe mesazhet, të ndryshojë mënyrën se si sillen aplikacionet dhe madje të vjedhin fotografitë dhe mesazhet, transmeton Lajmi.net.

NowSecure thotë se e ka paralajmëruar Samsung-un për këtë qysh në dhjetor të vitit 2014. Lajmi i mirë është se Samsung ka filluar operacionet për zgjidhjen e këtij problemi, por nuk është bërë ende e ditur nëse është arritur ndonjë rezultat në këtë fushë.

Lista e celularëve potencialisht të rrezikuar nga ky virus është ajo ku përfshihet Samsung Galaxy S6, S5, S4 dhe S4 mini.