Virusi i etheve tropikale që futet në qelizë

Ethet tropikale, një sëmundje infektive e tropikale, shkaktohet nga një mushkonjë e cila prekë miliona njerëz çdo vit, duke shkaktuar ethe, dhimbje të kokës, të muskujve dhe dhimbje e skuqje të lëkurës, thonë studiuesit. Te disa njerëz, sëmundja përparon shumë shpejtë, madje në shumë raste ajo përfundon në mënyrë fatale. Kjo formë e sëmundjes ndryshe është…

Lifestyle

21/02/2014 08:18

Ethet tropikale, një sëmundje infektive e tropikale, shkaktohet nga një mushkonjë e cila prekë miliona njerëz çdo vit, duke shkaktuar ethe, dhimbje të kokës, të muskujve dhe dhimbje e skuqje të lëkurës, thonë studiuesit.

Te disa njerëz, sëmundja përparon shumë shpejtë, madje në shumë raste ajo përfundon në mënyrë fatale.

Kjo formë e sëmundjes ndryshe është e njohur edhe si “ethe hemorragjike”.

Pavarësisht se numri i njerëzve të prekur nga këto ethe ka qenë shumë i madh, trajtimi klinik i infeksionit ka qenë një dështim dramatik për shëndetin publik, krahasuar me sëmundje të tjera infektive si HIV.

Tash, studimi i ri mund ta ofrojë një pasqyrë të rëndësishme në mekanizmin e hyrjes së virusit tropikal në qelizë, dhe mund të vijë deri te krijimi i një vaksine ndihmëse.

Një mjekim efektiv ose një vaksinë duhet ta ndalojë procesin e hyrjes së virusit në qelizë.

Studiuesit kanë identifikuar mekanizmin e neutralizimit të antitrupave, dhe ata shpresojnë për ta çuar përpara zhvillimin e vaksinave për infeksionet e virusit të etheve tropikale.