Virusi FIFA godet fuqishëm

Ndeshjet ndërkombëtare të ashtuquajtura ‘virusi FIFA’ në rastet kur sjellin lëndime të futbollistëve kanë goditur fuqishëm disa prej klubeve më të mëdha evropiane në prag të vazhdimit të garave në ligat përkatëse. Borussia Dortmund nuk do të mund të llogaris në qendërmbrojtësin Mats Hummels për pjesën të mbetur të vitit pasi ai theu këmbën në…

Sport

20/11/2013 18:20

Ndeshjet ndërkombëtare të ashtuquajtura ‘virusi FIFA’ në rastet kur sjellin lëndime të futbollistëve kanë goditur fuqishëm disa prej klubeve më të mëdha evropiane në prag të vazhdimit të garave në ligat përkatëse.

Borussia Dortmund nuk do të mund të llogaris në qendërmbrojtësin Mats Hummels për pjesën të mbetur të vitit pasi ai theu këmbën në fitoren 1:0 në miqësoren kundër Anglisë të martën.

Ai do të mungojë deri në mesin e janarit, andaj nuk do të jetë në gjendje të luajë kundër kampionit në fuqi Bayern Munich në duelin e vlefshëm të së shtunës.

Përveç tij, virusi ka prekur Barcelonën që mbeti pa portierin Victor Valdes për një muaj pas dëmtimit të tij në humbjen 1:0 në miqësoren ndaj Afrikës së Jugut.

Në këtë ballafaqim dëmtim pësoi edhe mesfushori Xavi Hernandez, paraqitja e së cilit në ndeshjen kundër Granadas në fundjavë është vënë në dyshim. Pa u prekur nuk ka mbetur as Real Madrid që për duelin e ardhshëm në udhëtim te Almeria.

Mbrojtësi i majtë u lëndua në fitoren 3:2 ndaj Suedisë të martën që ia siguroi Portugalisë kualifikimin për në Kampionatin botëror 2014.