VIP-at të bashkuar në thirrjen për t’i dalë në ndihmë emigrantit shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një burg të Francës ku 23-vjeçar nga Shkodra, i cili prej dy vitesh ndodhej për azil, është dhunuar brenda ambienteve të burgut dhe tashmë ndodhet i shtruar në spital në gjendje kome.

ShowBiz

22/12/2017 09:20

Duke qenë se gjendja shëndetësore e tij nuk është aspak e mirë, disa emra të njohur të shoubizit shqiptar po kërkojnë nga organet kompetente që t’i dalin në ndihmë atij, shkruan lajmi.net

I pari është Noizy që kërkoi nga Erion Velijaj dhe Edi Rama që të marrin masa dhe Erioni premtoi se do bisedojë me Ambasadorin shqiptar në Francë, për t’u informuar me rastin dhe për të gjetur një zgjedhje.

capturettttcapturegggggghgf

Pas Noizyt, reagoi edhe Xhesika Berberi e Olti Curri të cilët po ashtu po kërkojnë që t’i dilet në ndihmë Florencit!/Lajmi.net/

capturerrrr25637422_2448814055344081_92684757_o