VIP-at nisin fushatë të re

Përderisa gjatë verës së vitit të kaluar fushata e famshme ishte “Ice Bucket Challenge” (Sfida me ujë të ftohtë), tani është fushata “ #SmearForSmear”, e cila synon të zgjerojë ndërgjegjen për kancerin e qafës së mitrës

ShowBiz

30/01/2015 16:03

Nëse në Instagram hasni fotografitë e disa femrave të njohura me buzët e njollosura nga buzëkuqi, nuk është fjala për një shaka, por për një fushatë të re.

Kjo fushatë ka për qëllim përhapjen e ndërgjegjes në lidhje me kancerin e qafës së mitrës dhe për të inkurajuar gratë e gjithë botës për të kryer rregullisht testin Papa Nicolau, transmeton Koha.net.

Këtë fushatë e ka nisur organizata britanike “Jo’s Cervical Cancer Trust” dhe drejtuesit e saj janë shumë të kënaqur me zgjerimin dhe rezultatet fillestare.

Fushatës menjëherë i janë bashkuar shumë femra të famshme si Rita Ora dhe Georgia May Jagger, po ashtu edhe në këtë fushatë ju mund të emëroni dikë.