Violinistët turq motër e vëlla “përplasen” në Prishtinë

Nesër nga ora 20:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, Festivali DAM prezanton serinë e koncerteve të ashtuquajtur “Përplasje”.

ShowBiz

28/03/2016 17:04

Me anë të këtij prezantimi pritet të mbahen koncerte me orkestrën Simfonike të Filarmonisë së Kosovës nën drejtimin e dirigjentit brazilian Marcio Da Silva i cili do ta hap këtë cikël koncertesh. Rolin e solistëve me orkestrën e Filarmonisë do të paraqitet dyshja Aysen dhe Ozcan Ulucan nga Turqia si dhe kosovari Bimi Milla, fitues i çmimit “Pianisti i Ri”.

Drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari tha se veçantia e këtij koncerti qëndron në pjesëmarrjen e dy solistëve cilësorë nga Turqia, Aysen Ulucan dhe Ozcan Ulucan.

img-2179

Drejtori i festivalit DAM, Dardan Selimaj tha se para publikut do të prezantohen 5 koncerte me vepra të kompozitorëve klasik dhe neoklasik. Selimaj gjithashtu përmendi shtyrjen e festivalit DAM për në muajin shtator, e cila sipas tij është bërë me qëllim të përfshirjes së gjithë vitit dhe jo vetëm një periudhe kohore siç ka qenë në mars dhe prill.

“Kështu do të prezantojmë para publikut të Prishtinës 5 koncerte me programe të larmishme me vepra dhe stile që janë të ndryshme në një formë kemi ballafaquar në një seri koncertesh vepra të kompozitorëve klasik e neoklasik të kompozitorëve bashkëkohorë. Edhe njëherë dua ta bëj të qartë që seria e koncerteve nuk është festivali por është vetëm një dëshirë e jona për të dal prej kornizave të një festivali”, tha Selimaj.

Violinistët e shquar nga Turqia të cilët do të performojnë nesër në Prishtinë, Ozcan dhe Aysen Ulucan, u shprehën të kënaqur me interesimin e madh të publikut për këto ngjarje. Sipas tyre, muzikantët në Kosovë japin mund në zhvillimin e shtetit të tyre të ri. Aysen kishte pasur njohuri edhe më herët për Kosovë, pasi ajo edhe më herët këtu kishte sjellë nxënësit e saj. /KosovaPress