Vinicius i shkakton ‘telashe’ Real Madridit me kërkesën e re

Vinicius Junior ka filluar t’i shfaq pakënaqësitë e tij te Real Madridi.

Sport

18/02/2019 10:13

Vinicius Junior nuk është i kënaqur me pagën që e ka te Real Madridi, andaj kërkon një marrëveshje të re.

Sipas Don Balon, sulmuesi brazilian po kërkon 10 milionë euro në sezon, përcjell lajmi.net.

Vinicius po luan standard te Real Madridi, pas largimit të Cristiano Ronaldos dhe lëndimet e njëpasnjëshme të Gareth Bale dhe Marco Asensios.

Braziliani gjithashtu ka kërkuar që në marrëveshjen e re për pagë, të vendoset edhe një marrëveshje me bonuse, por edhe të ketë më shumë minuta për lojë. /Lajmi.net/