Villarreal tregon nëse do t’i bëjë ‘korridorin e nderit’ Real Madridit

Villarreal ka konfirmuar se do t’i bëjë Real Madridit ‘korridorin e nderit’ për të nderuar ‘Los Blancos’ për suksesin e treguar në Kupën e Botës.

Sport

02/01/2019 19:21

Real Madrid kanë mbrojtur titullin e Botës për Klube, duke e mundur në finale Al Aly me rezultat 3:1.

Skuadra e Villarreal, ka bërë të ditur se kampionëve të botës do t’iu organizohet ‘korridori i nderit’ në ‘El Madrigal’, përcjell ‘lajmi.net’.

Sezonin e kaluar, Barcelona kishte refuzuar t’i bënte korridorin e nderit Real Madridit pas suksesit në Kupën e Botës, me arsyetimin se ata nuk kanë qenë pjesë e kësaj gare.

Villarreall ‘korridor të nderit’ ka bërë edhe sezonin e kaluar, për Barcelonën pas shpalljes kampione e Evropës./Lajmi.net/