Villarreal – Barça, vlerësimet e lojtarëve

Barcelona e mposhti Villarrealin 3:2, në ndeshjen e fundit për sonte në La Liga. Më poshtë mund t’i shihni vlerësimet e futbollistëve të të dyja ekipeve.

Sport

28/04/2014 00:24

Barcelona e bëri një rikthesë të madhe në rezultat, duke e mposhtur Villarrealin me rezultat 3:2, edhe pse ishte në disavantazh prej dy golash.

Gjiganti katalunas u tregua i fortë, duke ia dedikuar fitoren trajnerit të ndjerë, Tito Vilanova.

Në vazhdim mund t’i shihni vlerësimet e futbollistëve, në bazë të notave, duke u bazuar në lojën që e shfaqën.

Vlerësimet e lojtarëve

Villarreal: Asenjo 7, Gaspar 6, Jokic 6, Musacchio 6, Paulista 6, Pina 6, Cani 7, Trigueros 8, Soriano 6, Perbet 5, Dos Santos 6.

Barcelona: Pinto 6, Bartra 6, Adriano 5.5, Alves 6, Xavi 5, Iniesta 6, Mascherano 5, Busquets 6, Pedro 5, Sanchez 4, Messi 7.