Viktor Ponta përballet me 3 akuza për korrupsion

Kryeministri rumun, Victor Ponta vazhdon të qendrojë në pushtet pavarësisht akuzave të bëra sot për korrupsion dhe zërave të shumtë kritikë në kampin e tij, ndërkohë që opozita e qendrës së djathtë nuk resht së kërkuari dorëheqjen e tij.

Bota

13/07/2015 16:35

Prokuroria antikorrupsion (DNA) njoftoi se dispononte të dhëna dhe prova që justifikonin akuzat kundër Pontas, zyrtari më i lartë politik rumun. Kryeministri social-demokrat rumun, Victor Ponta u akuzua sot për korrupsion për fakte që datojnë që prej kohës kur ai ishte avokat, njoftoi Prokuroria antikorrupsion (DNA).

Victor Ponta, 42 vjeç, mbetet i akuzuar për mashtrime, evazion fiskal dhe pastrim parash në kohën kur ai ishte avokat në vitet 2007 dhe 2011.

Rumania, një prej vendeve më të varfra të Bashkimit Evropian, po kalon një krizë politike që prej të premtes, kur DNA-ja publikoi akuzat kundër kryeministrit.