Viktor Orban i pamëshirshëm për refugjatët

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, që është vetë-emëruar kujdestar i Europës, në mbrojtje të kësaj të fundit nga refugjatët, duke përdorur metodat e pamëshirshme në relacion me refugjatët.

Lajme

12/09/2015 23:41

Autoritetet hungareze kanë vendosur 3.800 ushtarë në kufirin me Serbinë dhe kanë dhënë urdhër që të përdorin plumba gome dhe gaz lotsjellës në rast konflikti me refugjatët që sipas tyre dëshirojnë të pushtojnë Europën Perëndimore, transmeton në shqip Indeksonline.

Hungarezët kanë marrë nam të keq ngaqë ditë më parë në publik kanë dalë disa filmime ku shihet se si e godet një vajzë të vogël me këmbë dhe se si ia vendos këmbën një burri që mbante në duar një fëmijë dhe i rrëzon të dy, këto pamje kanë tronditur botën.