Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, në mëshirë të politikës – Lajmi.net
Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, në mëshirë të politikës
Autori: Lajmi.net LajmeSociale 10:40, 21 June 2017
Qeveria e Kosovës tre vjet pas miratimit të legjislacionit të nevojshëm, ka formuar Komisionin për verifikimin dhe njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

E me funksionalizimin e këtij komisioni dhe me formimin e institucioneve do të nisë edhe procesi i aplikimit për njohjen e statusit të këtyre viktimave dhe më pas edhe kompensimi.

Drejtoresha ekzekutive e Qendrës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti ka thënë për Ekonomia Online se tani më është krijuar e gjithë infrastruktura ligjore që këtyre viktimave t’u njihet statusi, por se nevojitet vullnet politik për ta shtyrë këtë proces përpara.

“Tani më është krijuar e gjithë infrastruktura ligjore, është krijuar Komisioni Shtetëror për Njohjen dhe Verifikimin e Dhunës Seksuale, është përgatit aplikacioni me të cilën viktima nuk duhet të shkoj direkt te komisioni por përmes katër organizatave jo qeveritare mund ta adresoj të kaluarën e saj pranë këtij komisioni dhe çdo gjë është në gatishmëri vetëm e vetëm duhet një vullnet politik për ta shtyrë procesin përpara”, ka thënë ajo.

Ajo ka folur edhe për atë se deri ku ka arritur procesi deri më tani.

“Kuadri ligjor është rrumbullakësuar, çdo gjë është e gatshme, ka mbetur të funksionalizohet sekretaria një trup administrativ që i ndihmon Komisionit dhe ka ngel të përcaktohet shuma buxhetore apo pensioni personal për viktimat e dhunës seksuale të luftës, pension ky i cili do të jetë një mundësi për t’i ndihmuar këto gra, vajza, nëna apo edhe burra që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës që të kenë një jetë më të mirë në ditët e sotme”, ka thënë Rushiti.

Sipas saj krijimi i institucioneve të vendit do të mundësonte edhe ndarjen e buxhetit për këtë kategori fillimin e dorëzimit të aplikacioneve pranë Komisionit Shtetëror për Njohjen dhe Verifikimin e viktimave seksuale gjatë luftës.

“Realisht, fillimisht në kontekstin e ri politik duhet të krijohen institucionet e vendit, pra duhet të kemi një ministër të Punës dhe Mirëqenies Sociale, pastaj duhet të përcaktohet buxheti me vendim të Qeverisë dhe sa më shpejtë që do të krijohen institucionet e vendit aq më shpejtë shpresojmë se do të fillojë edhe dorëzimi i aplikacioneve pranë Komisionit Shtetëror për Njohjen dhe Verifikim. Do të thotë kjo nuk varet tani më e tutje nga ne, nga shoqëria civile por edhe as nga komisioni, varen nga krijimi i institucioneve të vendit dhe shpresojmë shumë se institucionet e vendit posa të krijohen do t’i japin përparësi kësaj kategorie e cila është e vetmja që ka mbetur pa u trajtuar në ligjin për vlerat e luftës”, ka thënë ajo.

 

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Stealth Sniper
  • Play World Soccer Champion