‘Viktima’ Balotelli

Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani ka thënë se Mario Balotelli është duke pësuar tepër ndërhyrje të palejueshme nga futbollistët kundërshtar, dhe kjo ndikon që ai të humb kontrollin. 23-vjeçari u suspendua për tri ndeshje pas tentim sulmit ndaj gjyqtarit në humbjen e skuadrës së tij nga Napoli në San Siro. Galliani ka theksuar se Balotelli…

Sport

01/10/2013 11:45

Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani ka thënë se Mario Balotelli është duke pësuar tepër ndërhyrje të palejueshme nga futbollistët kundërshtar, dhe kjo ndikon që ai të humb kontrollin.

23-vjeçari u suspendua për tri ndeshje pas tentim sulmit ndaj gjyqtarit në humbjen e skuadrës së tij nga Napoli në San Siro. Galliani ka theksuar se Balotelli duhet të përmirësojë sjelljen e tij, por insiston se shkaktarët e kësaj janë futbollistët kundërshtar që shfaqen të ashpër ndaj tij.

“Ne kemi biseduar gjatë me Balotellin. Mario nuk mund të sillet më ashtu, dhe duhet të përqendrohet në lojën e tij. Balotelli duhet të mësojë të kontrollojë sjelljet e tij. Por, duhet pranuar se ai është pjekur shumë”, deklaroi Galliani për mediet italiane.

“Ai shpeshherë pëson ndërhyrje të këqija që nuk akordohen”, përfundoi ai. Balotelli ka realizuar katër gola në shtatë paraqitje zyrtare për Milanin deri më tani këtë sezon.