Vijnë kërcënimet e para për Kupën e Botës

Ekstremistët e ISIS kanë kërcënuar përsëri botën e futbollit.

Sport

02/04/2018 17:19

Në një postim në aplikacionin Telegram qarkullon një video ku thuhet se detajohet sulmi mbi tifozët anglezë.

Sulmet tregohen se do të bëhen me dron. Një tjetër video tregon një dron që mban një raketë anti-tank.

Është e rrezikshme në fakt se këto video janë ngarkuar në YouTube dhe të gjithë mund të mësojnë si ti prodhojnë. Vladimir Putin është vënë vet në lëvizje me anë të drejtorit të shërbimit sekret. Ndërkohë edhe asistenti i tij është në krye të operacionit që do të sigurojë gjithë mbarëvajtjen e Kupës së Botës.