Vijnë ftesat e para te kosovarët për të qenë pjesë e Lutjeve të Mëngjesit në Uashington

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, edhe këtë herë do të jetë nikoqir i personaliteteve të shumta nga e mbarë bota, për të shënuar Lutjet e Mëngjesit 2019.

Lajme

12/12/2018 10:58

Në mesin e tyre, tashmë kanë arritur edhe ftesat e para për kosovarët për të qenë pjesë e kësaj ngjarjeje të mëngjesit të 8 shkurtit, njofton Klan Kosova.

Sikurse dhe vitin e kaluar, kosovari nga Theranda, Berat Gegaj përmes disa miqve të tij, ka pranuar ftesën që ai dhe bashkëshortja e tij edhe kësaj here të jenë pjesë e lutjeve në Washington.