Viggo, aplikacioni që shpërndanë foto në ‘ajër’

Me gjithë këto avancime teknologjike në vitet e fundit, shpërndarja e përmbajtjeve të ndryshme duhet të jetë gjëja më e lehtë për t’u bërë, apo jo? Dhe për më tepër, sa herë keni dashur që të shpërndani një foto me një grup njerëzish, por për ta bërë këtë keni pasur vështirësi për shkak të rrjetit?

Auto & Tek

25/03/2015 13:53

Ju njoftojmë me Viggo, një aplikacion ky i cili e bën shpërndarjen shumë më të lehtë. Ju e hapni aplikacionin, dhe më pas thjeshtë ‘i hidhni’ përmbajtjet në ajër, ku më pas ato përmbajtje bëhen të gatshme për t’u marrë nga çdokush përmes Bluetooth.

Le të themi se dëshironi të shpërndani gjëra me njerëz që i keni ulur afër. Normalisht, për t’u bërë kjo shumë shpejtë dhe pa nevojën e internetit ju duhet Viggo, transmeton Lajmi.net.

Me Viggo ju mund të bëni shumë gjëra në celularin tuaj. Përmbajtjet tuaja janë të gatshme për të gjithë rreth jush – të cilët e kanë të instaluar aplikacionin e Viggo.

Viggo

Shpërndarjet përfshinë tekstet (që mund të shkruani menjëherë në aplikacion), linqe, foto, kontakte dhe dokumente.