Viets: Zgjedhjet e reja mund ta thellojnë krizën

Ambasadorja gjermane në Kosovë, Angelika Viets, në një deklaratë, të cilën e ka shpërndarë nëpërmjet Facebook-ut, ka dalë kundër zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë.

Lajme

26/01/2016 20:11

Ajo thotë se ka frikë se nëse mbahen zgjedhje të reja, të cilat sipas saj nuk do të zgjidhnin problemet, por mund të thellojë krizën në vend.

Postimi i saj i plotë:

Për fat të keq, Viti i Ri në Kosovë ka nisur në mënyrën e njëjtë si edhe ka përfunduar i vjetri: Ende nuk kemi dialog të mirëfilltë për problemet mes koalicionit qeveritar dhe opozitës. Në vend të kësaj, bllokada po vazhdon – siç duket me qëllimin e vetëm që vendi të shtyhet drejt zgjedhjeve të reja parlamentare – zgjedhjet e treta të parakohshme që nga shpallja e pavarësisë.

Sipas sondazheve, përbërja e re e Kuvendit, nuk do të ndryshonte shumë nga ajo që është tani. Sidoqoftë, një raund i ri i zgjedhjeve nënkupton, humbje të kohës së çmueshme të Kosovës në rrugën e saj për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve të saj, në veçanti kur flasim për investime dhe vende të reja pune. Njësoj, dëme shkaktohen edhe në reformat e rëndësishme që nevojiten për procesin në vijim të integrimeve evropiane.

Si përfundim: Kam frikë që zgjedhjet e reja nuk do t’i zgjidhin problemet, por vetëm do ta thellojnë edhe më shumë krizën në Kosovë. Prapë se prapë, unë jam e bindur se problemet të cilat po shkaktojnë ngecje mund të zgjidhen më vullnet politik dhe dialog ndërmjet institucioneve. Vazhdoj të shpresoj se partitë politike do të tregojnë vullnet për zgjidhje.