Viets: Kosova t’i krijojë vetë institucionet

Për shtetin e Kosovës tani është jashtëzakonisht e rëndësishme të tregojë pjekuri politike dhe të krijojë e zhvillojë vetë institucione funksionale, ka thënë ambasadorja e Gjermanisë, Angelika Viets.

Lajme

03/10/2014 08:45

Në një intervistë dhënë Kohës Ditore, me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, ajo ka sugjeruar që nën moderimin e presidentes të bisedojnë të gjitha partitë për gjetjen e zgjidhjes, e cila do t’i hapte rrugë krijimit të institucioneve.

Duke folur për zhvillimin ekonomik, Viets ka theksuar nevojën e forcimit të sektorit privat, sepse aktualisht administrata publike është punëdhënësi më i madh në vend.

Kurse sa u përket marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë, diplomatja gjermane ka thënë se Serbia është e obliguar t’i normalizojë në tërësi marrëdhëniet e saj me Kosovën.

Ambasadorja Viets ka folur edhe për raportet e mira mes Kosovës e Gjermanisë, perspektivën evropiane të Kosovës, si dhe reformat që duhet t’i bëjë Qeveria e ardhshme.