Vieri ngacmon ish gruan e futbollistit të Juventusit (FOTO)

Christian Vieri është fotografuar duke i qëndruar pranë ish gruas së portierit të Juventusit, Gianluigi Buffon.

Sport

08/04/2016 15:38

Ish-sulmuesi i Interit, Cristian Vieri bëhet sërish objekt i kronikave rozë në Itali. Pas deklaratës që bëri rreth një muaj më parë se dëshironte të fejohej, shtypi italian shkruan se dikush ra në ‘grackën’ e tij.

Ish-gruaja e Buffonit, Alena Seredova, fluturoi për në SHBA për një pushim më fëmijët që ka pasur me portierin e kombëtares italiane, përcjell “Albeu.com”.

Përveç diellit në Miami, celulari i saj nuk pushoi.

“Vieri nuk humbi kohë për ta kontaktuar dhe për t’i bërë një telefonatë, ndoshta për të pasur një takim romantik me të”,-shkruan e përditshmja italiane “Corriere dello Sport”.